Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi po qarkullonte me një armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet.
Policia arrestuan dhe drejtuesin e automjetit për moskallëzim krimi, raporton Euronews,al, transmeton Klankosova.tv.
Të rinjtë u ndaluan në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, teksa po lëviznin me një automjet tip “Mercedes Benz”.
Pas ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur një çantë nga automjeti dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua si provë materiale.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.