E zeza e shkruar mbi të bardhën.
Ashtu si misioni që ka media për të nxjerrë në dritë çdo të keqe të shoqërisë, ishte edhe mesazhi i protestës mesditën e së hënës në kryeqytet.
Gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, u bënë bashkë në sheshin ''Zahir Pajaziti'', në mbrojtje të fjalës së lirë nën moton “Demokracia vdes në errësirë” e shkruar në shqip e anglisht.
Teksa protestuesit po mblidheshin për ta kundërshtuar revokimin e certifikatës biznesore të televizionit Klan Kosova, po shtoheshin edhe forcat e rendit.
Për organizatorët, mbledhia e së hënës është e karakterit simbolik. Kur ora shënoi fiks 12, nisi marshimi nën shoqërimin e fishkëllimave me bilbilë drejt Qeverisë.
Kur arrihet te caku, punëtorët medial lënë pajisjet e i bashkohen gardianëve të fjalës së lirë, si përkrahje të kolegëve nga Klani.
E thirrësit e protestës, edhe nga aty dënuan veprimet e ekzekutivit.
Ato i pa por mbase s`i dëgjoi një punonjës nga ndërtesa e Qeverisë që u pa në dritare. Mirënjohës për pjesëmarrjen, qe Klan Kosova, aq sa edhe me thirrjen që të ruhet demokracia.
Pas rreth një ore, protesta mbaroi e qetë, prej ku nisi edhe shpërndarja e pjesëmarrësve, me shpresën që institucionet përgjegjëse do të reflektojnë.
https://youtu.be/3491c31EmaU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.