Autore: Blerta Ahmeti
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, 45 personat e dyshuar për zhvatjen e mbi 1 milion eurove të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, 39 prej të cilëve u arrestuan më 8 janar e shtatë të tjerë akoma gjenden në arrati, ngarkohen me disa vepra penale.
Sami Mazreku dhe Valon Berisha dyshohen se kanë kryer veprat Keqëpërdorim i Besimit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi dhe Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, në bashkëkryerje.
Valon Berisha bashkë me Agon Bardhin, Bardh Hotin, Miretë Kosumin, Hana Rastavicën, Florent Sylejmanin, Lumnije Osmanin, Hasip Meleqin, Kushtrim Demollin, Arbnora Pecin, Ariana Domnikun, Lirim Ahmetajn, dhe Egzona Gashin, dyshohen se kanë kryer veprën Falsifikim i dokumenteve, në bahskëkryerje.
Ariana Mehmeti bashkë me Leonard rexhajn, Ron Birin, Suad Halitin, Mentor Demollin, Muhamet Rexhepin, Bajram Osmanin, Jetesa Birin, Marigona Collakun, Naxhije Collakun, Enis Osmanin, Faton Hajdarin, Fehmi Bajramin, Mërgim Zabelin, Adem Nasufin, Leonora Berishajn, Diellza Kabashin, Besiana Muratin, Brendona Mujajn, Kimete Kuliqin, Valon Durajn dhe Nora Mucajn dyshohen se kryen veprë penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë.
Agon bardhi bahskë me Valbona Hoxhajn, Bardh Hotin, Mirjeta Kosumin, Hana Rastavicën, Florent Sylejmanin, Lumnije Osmanin, Hasip Meleqin, Paris Starabanjën, Trendelina Azemin, Arbnora Pecin, Kushtrim Demollin, Arjana Domniku Collakun, Lirim Ahmetajn, Egzona Gashin, Naser Birin, Rilind Hasanin, Yll Collakun, Shefqet Mjekun, Hana Ullakajn dhe Agim Krasniqin dyshohen se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë, në vazhdimësi.
Personi juridik i kompanisë “Reforma sh.p.k”, dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë.
I dyshuari Azem Rusinovci bashkë, person përgjegjës i personit juridik “Reforma sh.p.k” dyshohet se kreu veprën penale Keqpërdorim i besimit, në ndihmë.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.