Amini iu dha, por pa firmë mbi letër.
Meqë atë s’pranoi ta vë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se i mbetet ndërmjetësuesit të gjejë mekanizma për ta bërë statusin e marrëveshjes ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.
Por, kjo nuk është e nevojshme për profesorin e të Drejtës Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, njofton Klan Kosova.
Ai thotë se marrëveshja tashmë është ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme.
Zbatimin e marrëveshjes parashihet ta mbikëqyrë Komiteti i Përbashkët Monitorues i kryesuar nga BE, që pritet të formohet brenda 30 ditësh.
https://www.youtube.com/watch?v=l56Zj6bB_eE
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.