Me ftesë të presidentit te Brazilit dhe Komitetit Olimpik Nderkombtar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike që mbahen në Rio të Brazilit, njofton Klan Kosova.
Ai do të merr pjesë edhe në darkën që presidenti i Brazilit dhe i Komitetit Olimpik ndërkombëtar do të shtrojnë për krerët shtetërore, të përfaqësuar në këto lojëra.
Kosova në këto Rio do të përfaqësohet nga tetë sportistë, të prirë nga xhudistja, Majlinda Kelmendi.
Ditë më parë, presidenti Thaçi ia kishte dorëzuar flamurin e Kosovës kapitenes së ekipit olimpik të Kosovës, Majlinda Kelmendit, në prag të debutimit të sportistëve kosovarë në Rio.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.