Ushqimi i mirë është një pjesë e rëndësishme e arritjes dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme trupore. Sipas portalit Eat This, nëse qëllimi ynë përfundimtar është të humbasim disa kilogramë, do të na duhet t'i sigurojmë trupit tonë një dietë të ekuilibruar të pasur me lëndë ushqyese.
"Një dietë e ekuilibruar, me proteina të mjaftueshme dhe një ekuilibër të mirë të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, është çelësi për humbjen e peshës pasi do të ndihmojë në shtypjen e urisë për t'i rezistuar dëshirës për të ngrënë tepër", shpjegon dietologia e regjistruar Katherine Brooking, përcjellë Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, ka disa ushqime që janë provuar të nxisin humbjen e peshës, përkatësisht:
gjoks pule
patate e ëmbël
bukë me drithëra të plota
brokoli
oriz kafe
avokado
lulelakra
spinaqi
vezët
kosi grek
mjedra
fëstëkët
arrat
tofu
selino
kale
boronica
bollgur me grurë të plotë
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.