Selvije Jao gruaja e Shpat Kasapit, me lot në sy, ka dhënë lamtumirën e fundit për bashkëshortin e saj.
Në ceremoninë mortore që po mbahet për nder të artistit të ndjerë, ajo është parë me lot në sy e me zemër të thyer, shkruan Klankosova.tv
Duke e mbajtur për krahu, Selvija ka qëndruar pranë trupit të Shpatit për disa minuta.
Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.