Më në fund, Usain Bolt foli.
U akuzua pafundësisht nga shumë media ndërkombëtare dhe fansa të tij, se po e tradhtonte të dashurën e tij, modelen Kasi Bennett, me të tjera femra.
Kjo pasi njeriu më i shpejtë në botë, në Rio de Janeiro pasi fitoi medaljen e tij të nëntë Olimpike, u fotografua në shtrat me një studente braziliane që quhej Jady Duarte. Me të tjera vajza ai u pa edhe në klubet e natës të këtij vendi, dhe shumë shpejtë akuzat për tradhti morën dhenë, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo Bolt ka një të dashur me të cilën është i lidhur që dy vjet.
Ndërsa, për t’iu përgjigjur të gjitha spekulimeve e akuzave për tradhti, ai ka publikuar në profilin e tij në instagram një fotografi me bukuroshen Bennett, me të cilën po i kalon pushimet në rivierën franceze, në Bora Bora.
“Nëse i besoni ato që i lexoni, atëherë nuk na njihni”, ka shkruar ai në Instagram ku i ka 5.1 milionë ndjekës.
https://www.instagram.com/p/BKDNdLSBwQ1/?taken-by=usainbolt
https://www.instagram.com/p/BKDNvZ8DHcO/?taken-by=kasi.b
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.