Shpeshëherë thuhet që meshkujt nuk janë të mirë për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Por kjo nuk mund të thuhet për Keith Hartley, një fans i flakët i Chicago Cubs, raporton BCC, transmeton Klan Kosova.
29 vjeçari ishte duke e ndjekur lojën e klubit më të dashur për të, dhe njëkohësisht ishte duke e ushqyer djalin e tij shtatë muajsh.
Në atë moment ushqyerjen e djalit e pengoi një top që erdhi nga Jason Hammel.
Por ky baba, nuk ndaloi së ushqyeri djalin e tij, mirëpo nuk e la as topin të i ikte.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.