Më pak se 200 kamionë me ndihma kanë shkuar në Gaza çdo ditë, sipas drejtorit të përgatitjes dhe reagimit ndaj emergjencave të Programit Botëror të Ushqimit.
Ai tha se më pak se një të tretës së kamionëve të ndihmës të dakordësuar u është dhënë qasje në Gaza, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Drejtori gjithashtu është shprehur se premtimi i Izraelit për të lejuar 600 kamionë me ndihma qasje në Gaza çdo ditë nuk është përmbushur.
Në vend të kësaj, organizata e tij ka parë më pak se 200 kamionë çdo ditë të hyjnë gjatë katër ditëve të fundit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.