Më shumë se tre milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar deri më tani në Gjermani, sipas Institutit Robert Koch.
Në total janë dhënë 3 milionë e 269 mijë e 110 doza, ku shumica e tyre janë administruara si dozë e parë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
2 milionë e 287 mijë e 196 njerëz kanë marrë dozën e parë dhe 981 mijë e 914 dozën e parë.
2.8 përqind e popullsisë së përgjithshme gjermane ka marrë goditjen e parë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, javën e kaluar tha që të gjithëve në vend do t'u ofrohet një vaksinë kundër COVID-19 deri më 21 shtator dhe njoftoi formimin e një plani kombëtar të vaksinimit.
"Ekziston një strategji kombëtare e vaksinimit, kjo strategji tani do të përfshijë gjithashtu një plan kombëtar të vaksinimit dhe sipas këtij plani ne do të parashikojmë datat e dorëzimit me sa kemi njohuri," tha Merkel.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.