Krahas mesazheve për një Ukrainë të lirë, Prishtina u mbush gjithandej edhe me flamuj të shumtë të Ukrainës, që një ditë më parë shënoi një vjetorin e nisjes së luftës me shtetin rus.
Madje krahas mureve, ngjyrat verdhë e kaltër u panë edhe në vendkalime për këmbësor e qoshe trotuaresh.
Për kujdesin e veçantë që Komuna e Prishtinës i bëri kësaj date të shënuar për popullin ukrainas, qytetarët, ndonëse po e mirëpresin, po e vlerësojnë se është shumë më shumë sesa çfarë u bë për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Por, krejt ndryshe po e thotë Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.
"Për përvjetorin e fundit të pavarësisë, pati shumë më shumë flamuj të Kosovës, se sa ka aktualisht të Ukrainës".
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=WynvZyIrnWg
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.