Organizatorët e një konkursi bukurie për devetë në Arabinë Saudite thanë se 43 kafshë janë skualifikuar nga gara për aplikimin e trajtimeve me Botox, tërheqjen e fytyrës dhe procedura të tjera kozmetike.
Zyrtarët në Festivalin Mujor të Devesë së Mbretit Abdulaziz në shkretëtirën verilindore të Riadit sqaruan se ekzaminimet e deveve në konkursin e bukurisë zbuluan se 43 prej kafshëve kishin marrë injeksione me Botox, procedura për ngritjen e fytyrës, injeksione hormonale dhe përmirësime të tjera të ndaluara.
Konkursi, i cili mbart një çmim prej 66 milionë dollarësh për mbarështuesin e kafshës fituese, paraqet gjyqtarët që i vlerësojnë devetë në bazë të formave të kokës, qafës dhe gungave të tyre, si dhe veshjes dhe qëndrimeve të deveve.
Ata shtuan se teknologjia e avancuar u përdorë për të kontrolluar devetë për përmirësime artificiale dhe 43 prej tyre u skualifikuan për shkak të gjetjeve të lartcekura, duke e shënuar kështu numrin më të madh të skualifikimeve në historinë e këtij konkursi.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.