Një nga pikat e agjendës së Këshillit të Evropës që do të mblidhet të hënën është edhe diskutimi i aplikimeve për anëtarësim. Ndonëse nuk është cekur se për cilin shtet bëhet fjalë, mediat serbe po raportojnë se është pikërisht Kosova.
Ato duke u thirrur në burimet diplomatike thonë se futja në rend dite është me insistimin e disa vendeve të QUINT-it pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit në nivel të ambasadorëve për këtë çështje. Këtë televizioni nuk ka arritur ta konfirmojë nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë të shtunës.
E nëse diçka e tillë ndodh, nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po shihet si shpërblim ndaj Kosovës duke u ndërlidhur me marrëveshjen e Ohrit.
“Gjithashtu si një inkurajim për konstruktivitet në të ardhmen, pra në implementimin e kësaj marrëveshjeje.” u shpreh Seb Bytyqi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ai beson se më 24 prill do të ketë përparim në procesin e anëtarësimit, por pret që Beogradi ta kundërshtojë atë, në shpërputhje me ujdinë e 18 marsit.
E njëjtë po thuhet se nuk duhet të veprojë edhe Prishtina e cila më 2 maj duhet ta dërgojë një version për Asociacionin.
“Serbia ka me sabotu marrëveshje, këtë po e them nga përvojat nga e kaluara, por Kosova nuk ka me metë peng i Serbisë, sepse Kosova i ka pranuar zotimet dhe ka qenë e gatshme edhe me i nënshkru ato, rrugëtimi ynë është i pandalshëm.” tha Gazmir Raci, analist politik.
Më 12 maj të vitit të kaluar Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=sybVmXPJDJE
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.