Tri dëmtime të veturave të mediave e një sulm ndaj gazetarëve.
Vetëm të mërkurën, u evidentuan katër raste të vandalizimeve ndaj ekipeve të televizioneve kosovare në veri të vendit, duke e çuar në 19 raste që nga e hëna, raporton Klan Kosova.
Ky numër është alarmant për Asociacionin e Gazetarëve, që këmbëngulin se duhej mbajt përgjegjës ata që çojnë dorë mbi reporterët.
Zbardhjen e atakuesve të ‘informatorëve’ e kërkon edhe Mërgim Lushtaku, deputet i Komisionit parlamentar për Media, meqë sulme të tilla ‘pa autorë’, pati edhe gjatë kohës së barrikadave.
Në këtë situatë, sipas kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, duhet intervenuar forcat e rendit.
Dhunën ndaj ‘pushtetit të katërt’, siç njihen mediat, e kanë dënuar edhe misionet diplomatike në Kosovë.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=G0DWqEAir_k
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.