Ndoshta keni dëgjuar se meditimi është i shkëlqyeshëm për të reduktuar stresin dhe ankthin, e poashtu meditimi ndihmon në rritjen e ndjenjave të qetësisë dhe relaksimit. Por a e dini se kjo praktikë e lashtë e vetëdijes mund t'ju ndihmojë të dukeni më të rinj? Po, është e vërtetë! Meditimi mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket më e re dhe më e freskët.
Si ju ndihmon meditimi të dukeni më të rinj?
Një studim vlerësoi efektet e meditimit në procesin e plakjes. Studiuesit matën gjëra të tilla si dëgjimi, shikimi dhe presioni i gjakut tek njerëzit që meditonin.
Për njerëzit që praktikonin meditim afatgjatë, mosha e tyre biologjike ishte 12 vjet më e re se popullata e përgjithshme.
Pra, si është e mundur kjo? Studiuesit arritën në përfundimin se meditimi mund të ndikojë në mekanizmat nervorë të cilët kanë një ndikim në faktorët fiziologjikë të lidhur me moshën.
Studime të tjera ndihmojnë gjithashtu për të përcaktuar se si meditimi ndikon në këta faktorë fiziologjikë.
Për një gjë, duket se meditimi ka një ndikim të fortë në telomeret. Telomeret janë komponime që gjenden në skajet e kromozomeve. Me moshën dhe stresin, telomeret shkurtohen, duke kompromentuar gjithashtu shprehjen e kromozomeve. Megjithatë, meditimi ndihmon në zgjatjen e telomereve dhe përmirësimin e funksionit të tyre, dhe në këtë mënyrë ndihmon në kthimin e këtij procesi të plakjes.
Një studim tjetër tregon se meditimi mund të ndikojë gjithashtu në gjenet tuaja dhe të ndihmojë në uljen e inflamacionit, duke ndihmuar që lëkura juaj të mbetet e freskët dhe më pak e përflakur.
Së fundi, efektet reduktuese të kortizolit të meditimit ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e lëkurës që lidhet me stresin e që përfshijnë gjëra të tilla si puçrra, psoriasis, ekzema dhe më shumë. Prandaj, së bashku me produktet tuaja të bukurisë kundër plakjes, merrni parasysh shtimin e meditimit në rutinën tuaj. Duke reduktuar stresin dhe inflamacionin, si dhe duke forcuar telomeret, ju mund të ndihmoni që lëkura juaj të duket më e re, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.