Princi Harry ka thënë se e "urren" veten për mënyrën se si e trajtoi depresionin e gruas së tij Meghan Markle kur ata ishin pjesë e familjes mbretërore.
“Isha i shkatërruar. E dija se ajo po luftonte. Ne të dy po luftonim, por kurrë nuk e mendoja se do të arrinte në atë fazë dhe fakti që arriti në atë fazë, u ndjeva i zemëruar dhe i turpëruar”, tha ai në episodet e fundit të dokumentarëve të tyre Netflix, "Harry & Meghan".
Markle, filloi të përjetonte mendime vetëvrasëse pasi shtypi negativ po plasonte lajme negative rreth saj pas dasmës së çiftit në vitin 2018, shkruan Page Six, transmeton Klankosova.tv.
Harry pohoi në dokumentar se familja mbretërore e dinte se sa të dëmshme ishin gjërat për Markle në atë kohë, por se nuk kishin ndërmarrë asnjë hap për t’i ndaluar ato.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.