Vetëm disa ditë pasi u shfaq në Montecito, Kaliforni, Meghan Markle eci nëpër tapetin e kuq në Los Angeles për eventin e revistës Variety, "Power of Women".
Ngjarja kremton të nderuarat e botimit "Power of Women", ku secila nga to siguron kopertinën e vet të Variety. Meghan u nderua vitin e kaluar dhe u tha gazetarëve në tapetin e kuq se ishte "krenare" që ishte e pranishme për të ofruar mbështetjen e saj.
Të nderuarat e sivjetme të "Power of Women" janë Fantasia Barrino, Billie Eilish, Lily Gladstone dhe Carey Mulligan.
Bashkëthemeluesit e "LuckyChap", Margot Robbie, Tom Ackerley dhe Josey McNamara u shpërblyen me çmimin "Producenti i Vitit", raporton People, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa mori pjesë në ngjarje pa Princin Harry, ajo ndau me gazetarët se tradita e saj e preferuar e festave është se "të vegjlit tanë po e shijojnë çdo minutë".
Çifti mbretëror u zhvendos në Kaliforni në vitin 2020-të me djalin e tyre, Princin Archie. Ata mirëpritën vajzën e tyre, Princeshën Lilibet, në qershor 2021 në Santa Barbara, Kaliforni.
●●●
KKSHKRIMI NGA
K K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.