Dukesha e Sussexit, Meghan Markle e ka thyer heshtjen e saj rreth vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa ka thënë se ndihet me fat që e ka njohur atë.
“Ndihem me fat që e kam njohur. Ndjej mirënjohje të thellë që kam qenë në gjendje të kaloj kohë me të”, tha ajo për "Variety", transmeton Klankosova.tv.
“Jam vërtet mirënjohëse që kam qenë në gjendje të jem me burrin tim, për ta mbështetur atë, veçanërisht gjatë asaj kohe. Është kaq e bukur të shikosh trashëgiminë që gjyshja e tij la në kaq shumë fronte”, ka shtuar ajo.
Pos tjerash, Markle ka thënë se bashkëshorti i saj, Princi Harry ka qenë optimist karshi raportit me Mbretëreshën e ndjerë, ani pse relacionet nuk ishin të njëjta kohëve të fundit.
Duka i Sussexit kishte shkuar për vizitë tek gjyshja e tij më 8 shtator pasi dëgjoi lajmin se shëndeti i saj po rëndohej, por ai mbërriti disa orë pasi ajo vdiq atë pasdite.
Markle, 41-vjeçe, nuk u bashkua me të në atë kohë, pasi mbreti Charles III thuhet të ketë thënë se prania e saj nuk do të ishte "e drejtë apo e përshtatshme".
Markle dhe Harry nderuan Monarkun dy ditë më vonë duke u bashkuar me Princin William dhe Kate Middletonin, për të përshëndetur fansat dhe për të dhuruar lule në një memorial jashtë kështjellës Windsor në Angli.
Ribashkimi i Harryt dhe Markles me Princin dhe Princeshën e Uellsit, dikur Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, shënoi herën e parë që katërshja u shfaq publikisht së bashku që nga marsi i vitit 2020. /Klankosova.tv
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.