Situatë në veri të Kosovës, që ngjau dy muaj më parë, nuk duan t'u përsëritet. Andaj, forcat e misionit të NATO-s konfirmuan të shtunën, se për këtë po tregohen shumë të vëmendshëm.
Por, terezinë druhen se mund t'ia prishë vendimi i qeverisë për targat, meqë shumë pak serbë lokalë i kanë vendosur ato kosovare deri tash.
“Problemet me targat e automjeteve dhe gjatë verës problemet me letërnjoftimet janë disa çështje që duhet të zgjidhen në dialog, por janë probleme që ndikojnë në lëvizjen e lirë. Jemi të shqetësuar edhe për targat, kjo ka nxitur edhe reagim agresiv nga komuniteti lokal, po punojmë që ta zbusim”, deklaroi Alexander Avles Aalmo, këshilltar politik i KFOR-it.
Megjithatë, këshilltari politik i KFOR-it, Alexander Avles Aalmo, në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s siguroi të gjithë, që ky mision do të jetë këtu për t'u përballur edhe më këtë problem, ose edhe më gjatë.
Për këtë pjesë nuk tha gjë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, por veç lavdëroi bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me KFOR-in, derisa shteteve evropiane u kërkoi presion ndaj Serbisë.
Për t’i lustruar fjalët e paraqiti edhe një hartë që tregon praninë e ushtrisë e xhandarmërisë serbe afër kufirit me Kosovën.
https://www.youtube.com/watch?v=v1G0x9rwBUM
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.