Meizu m2 note mund të blihet tani nga dyqanet në internet.
Pandawill po e shet variantin ngjyrë të bardhë të pajisjes me 16GB hapësirë për 190 dollarë, ndërsa versionin gri për 195 dollarë. Oppomart, nga ana tjetër, po i shet të dyja variantet për 199 dollarë. Variantet ngjyrë gri me 16GB dhe 32GB hapësirë të pajisjes mund të porositen tek dyqani Gearbest për 174 dollarë dhe 372 dollarë, respektivisht.
Meizu m2 note ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe fuqizohet nga procesori i fundit MediaTek MT6753 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, së bashku me 2GB RAM dhe bateri me kapacitet 3100 mAh.
Kamera kryesore është 13 megapikselë, duo LED, ndërsa selfie kamera është 5 megapikselë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.