Një video që po qarkullon në rrjetin social "Tik-Tok" tashmë është bërë virale.
Një mysafir i "paftuar" ka hyrë brenda një dasme dhe i ka rrëzuar të gjitha gjërat.
Ngjarja ka ndodhur në Meksikë.
Ndërkohë të ftuarit trokisnin tenxheret dhe tiganët për të trembur ariun.
Përveç që rrëzoi sendet, ariu i zi nuk shkaktoi probleme tjera.
Angie Disa publikoi pamjet në llogarinë e saj në TikTok, ku shkroi se ariu kishte ardhur në dasmën e kushëririt të saj në Chipinque National Park në Nuevo Leon në Meksikë.
“Ariu vetëm dëshironte ushqim”, shkruan ajo në një postim.
https://www.youtube.com/watch?v=b3MGyHHa3nI&ab_channel=AnimalTV
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.