Pas një pauze të gjatë nga muzika, artisti ynë Gjesti rikthehet sot në orën 18:00 me projektin e tij më të ri, të titulluar “Memories”.
“Memories” është një projekt shumë i veçantë për artistin, i ndërtuar mbi kujtime dhe përjetime personale.
Kënga paraqet një anë më të thellë dhe më të pjekur të Gjestit, duke shënuar projektin më emocional të tij deri më sot.
Ky publikim shënon fillimin e një faze të re kreative. “Memories” është vetëm një nga projektet e shumta që Gjesti do t’i publikojë gjatë këtij viti, ndërsa artisti është aktivisht duke punuar për të sjellë muzikë të re për fansat e tij.
Punuar nga producentet Fatjon Miftari dhe Eron Hoti.
Videoklipi i projektit është xhiruar në Berlin, Gjermani dhe është ekzekutuar nga label-i Three60 Music.
https://www.youtube.com/watch?v=Xrwt9iJ-69w
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.