Menaxheri i Robin Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj, tha se gjithçka është gati për të filluar meqi ndërmjet Krasniqit dhe Dominic Boesel.
Dreshaj nga vendi ku do të mbahet meqi tha se nga pesë mijë të pranishëm mbi 70 përqind janë shqiptarë, njofton Klankosova.tv.
“Atmosfera është e mirë. Kemi pasë disa para meqe, tash është koha e pauzës para përballjes së Robin Krasniqit me Dominic Boesel".
“Do të jenë të pranishëm pesë mijë shikues, teksa mbi 70 përqind janë shqiptarë. Kapaciteti është 10 mijë, por nuk është lejuar për shkak të pandemisë".
Dreshaj tha se Robin Krasniqi pritet të dalë në ring prej orës 23:55.
“Kam qenë para pesë minutave me Robin Krasniqin dhe është 100 përqind i gatshëm”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.