Nga 27 vendime që Qeveria e Kosovës ka marrë për menaxhimin e pandemisë Covid-19, deri me datën 1 qershor, vetëm një vendim lidhet me komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë.
Vendim ky i datës 28 shkurt, që kishte të bënte me ndarjen e 400 mijë eurove të Qeverisë për Ministrinë e Shëndetësisë që të menaxhojë situatën pandemike.
Organizata Admovere, ka monitoruar zbatimin e këtyre vendimeve të qeverisë dhe ato që i kanë marrë komuna e Ferizajt, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.
Durim Jashari, hulumtues dhe bashkautor i raportit, ka thënë se kanë pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë se sa është numri i të prekurve me Covid-19 nga këto komunitetet, por thotë se kanë marrë përgjigje nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i cili ka thënë se nuk i trajtojnë qytetarët në bazë të etnisë, por në baza të së drejtës për t’iu qasur shëndetësisë.
Madje sipas tij, edhe në dokumentet që janë për qasje në Arsimin online nuk kanë zënë vend këto komunitete.
Jashari thotë se mësimi online ka qenë problematike tek këto komunitete edhe për faktin e varfërisë së madhe të tyre.
Sipas kësaj organizate, 51 për-qind e atyre që nuk e kanë ndjekur mësimin online në Ferizaj u përkasin këtyre komuniteteve.
Ndërsa në Lipjan kjo shifër është 26 për-qind, e komuna e Fushë Kosovës nuk ka prezantuar të dhëna për ta.
Në Ferizaj, janë testuar dy persona nga komuniteti ashkalinj, por fatmirësisht ata kanë dal negativ.
Sa i përket pakos emergjente, nuk ka të dhëna se sa është numri i komuniteteve që kanë përfituar nga shteti.
Masa e vetme direkte që Qeveria e ka marrë për këto komunitete është ndarja e dy milionë eurove për projektet që kanë synim përmirësimin e jetës së tyre, por që edhe kjo ka dështuar për shkak të procedurave, ka thënë Jashari.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.