Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë se shqiptarët është më mirë të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në RMV.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se kështu po ngufatet ideja e shqiptarëve si komb.
“Kryesisht ka edhe njerëz tjerë, që mendojnë se duhet të marrim pjesë në këto procese demokratike. Unë mendoj se ne vetëm e ngufatim idenë tonë si komb. Qëllimisht nuk e kemi përdorur fjalën ‘bojkotim’, por kemi përdorur fjalën më të butë, refuzim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Shih këtu që zgjedhjet lokale janë përherë administrative”, u shpreh Thaçi.
Ai tha se ka qenë në bisedime edhe me BDI-në, e edhe me VLEN-in për pjesëmarrje në zgjedhje, por thotë se ishte vetë Ali Ahmeti ai që ia mbylli derën e bashkëpunimit.
“Kemi dashur të jemi konstruktivë në këtë drejtim. Sa i përket BDI-së, përveç mosmarrëveshjeve të vjetra historike që kemi pasur me ta, sepse me Ahmetin kam pasur biseda para këtyre zgjedhje, dhe mosmarrëveshja kryesore me të dhe me BDI-në ka ndodhur ku ai një pjesë të qeverisë së tanishme, siç është zotëri Taravari, e mori në koalicion, dhe për mua kjo ishte tërësisht e papranueshme. Po e quaj mbyllje të dyerve të bashkëpunimit. Sigurisht ai mund të thotë ndryshe”, deklaroi Thaçi.
Ai tha se Arben Taravari është njeriu kryesor që dha kontributin në fitoren e qeverisë Mickoski, të cilën ai e quajti “qeveri anti-shqiptare”. /Klankosova.tv
https://youtu.be/2lXOCCUfFEU
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.