Shumë njerëz e fillojnë mëngjesin me një filxhan kafe ose çaj të nxehtë. Por marrja e tyre në mëngjes nuk mund të jetë një praktikë e mirë dhe e qëndrueshme, ka thënë nutricionisti indian, Nmami Agarwal.
Agarwal, në Instagram ka renditur disa ushqime dhe ka përmendur kohën më të mirë për t’i konsumuar ato, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga vlera e tyre ushqyese.
"Çaji dhe kafja të dyja janë pije të domosdoshme pa të cilat shumica as nuk mund të mendojnë që ta nisin ditën e tyre. Por mos marrja e tyre në kohën e duhur mund të ketë efekte të këqija në trup dhe të prishë ciklin tuaj të gjumit”, ka shkruar Agarwal në Instagram.
Një dozë çaji/kafeje në mëngjes përmirëson gjendjen shpirtërore dhe ju zgjon mendërisht dhe fizikisht pasi ka shumë kafeinë. Por mos harroni se nuk duhet të pini çaj/kafe si gjënë e parë në mëngjes.
Qumështi, nga ana tjetër, konsumohet më mirë gjatë natës pasi përmban triptofan, një aminoacid që ndihmon në cilësinë më të mirë të gjumit, duke ju mundësuar kështu të bëni gjumë të qetë.
Ndërkaq mollët konsumohen më së miri në mëngjes pasi nxisin metabolizmin dhe ndihmojnë në punën e zorrëve, ndërsa qershitë që përmbajnë megatonin duhet të hahen gjatë natës, pasi edhe këto ndihmojnë në rritjen e cilësisë së gjumit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.