Facebook prezantoi një veçori të re për aplikacionin e saj ''Mentions''.
Ky aplikacion është krijuar posaçërisht për njerëzit e famshëm.
Duke filluar nga sportistë, muzikantë, politikanë dhe njerëz të famshëm do të kenë mundësi të shpërndajnë video në kohë reale me fansat e tyre.
Përdoruesit e zakonshëm të Facebook-ut do të mund t’i shohin këto video në Furnizuesin e Lajmeve tek websajti Facebook dhe në të gjitha aplikacionet e saj për pajisjet mobile.
Nga këtu, përdoruesit mund të pëlqejnë, shpërndajnë dhe komentojnë videot ndërkohë që shfaqen në kohë reale. Nëse nuk mund ta shihni videon drejtpërdrejt, ju mund ta shihni më vonë tek faqja zyrtare e një personi të famshëm.
Personat e parë të famshëm që do të përfitojnë këtë veçori janë Dwayne The Rock Johnson, Serena Williams, Luke Bryan, Ricardo Kaká, Ashley Tisdale, Lester Holt, Martha Stewart dhe Michael Bublé.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.