Këngëtari i njohur, Mentor Haziri, u largua vullnetarisht nga shtëpia më e madhe në vend, vetëm një ditë pasi hyri në Big Brother VIP Kosova 4.
Ai mblodhi të gjithë banorët, dhe u kumtoi këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi, transmeton Klankosova.tv.
“Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.
Për të parë këtë moment, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=YtIK4HVyKpk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.