Evakuimi nga blloqe të larta ndërtesash në raste emergjente ka qenë problem i madh ndër vite.
Rasti i fundit ka qenë në Grenfell në Britani të Madhe ku dhjetëra veta kanë humbur jetën si pasojë e pamundësisë për të dalë nga ndërtesa e kapluar nga zjarri.
Por tashmë është zbuluar një formë efikase se si njerëzit në raste emergjente t’i shmangen rrezikut dhe të shpëtojnë “pa therë në këmbë”, përcjellë Klan Kosova.
Bëhet fjalë për një sistem që vendoset në pjesët anësore të ndërtesave. Ato janë tuba elastike në të cilat njerëzit mund të hidhen se të mos bien vrullshëm në tokë. Madje gjatë rënies teposhtë vetë personi mund të dirigjojë shpejtësinë, duke manovruar brenda tubit.
Për gjithçka shiheni videon e mëposhtme:
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.