Ekspozita personale e artistit Hekuran Sokoli - “Mënyrë e Vjetër - Perspektiva të Reja” me kuratore artisten e njohur, Zake Prelvukaj, hapet të premten e 11 prillit 2025 në orën 19:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve.
Përveç veprave të tjera do të mund t’i shihni edhe 15 punimet të cilat artisti i ka punuar për temë të diplomës master.
Kritika e Kuratores:
Kontradiktat Fugale të Kohës
Hekuran Sokoli, përmes ngjyrave intensive dhe vizatimit fugal, krijon një hapësirë të re, ku guximshëm luan me vija, duke u dhënë rolin e mbrojtësit kolorit. Në këto piktura ka filozofi dhe matematikë pa barazim, duke i lënë shikuesit mundësinë për të zbërthyer ekzistencën ose inekzistencën përmes numrave kubik të ndërlidhur e të shthurur. Ngjyrat janë shpirtërore, të shkrira dhe të ndjeshme. Në momente të caktuara, ato bëhen muzikë, film, këngë, instrument një prezantim artistik për t’u lexuar sipas perceptimit të publikut, transmeton Klankosova.tv.
Artisti kërkon diçka futuriste, ku imagjinata i takon vetëm atij, i cili e sjell më pranë nesh. Konceptet e tij janë tërheqëse, ato nuk lexohen përmes shkronjave, por përmes objekteve miniaturale dhe masive, të cilat ngjallin disponim dhe kureshtje, duke na ftuar të kuptojmë, apo jo, gjuhën vizuale të formuar nga katrorë dhe kube. Kjo të shtyn të mendosh: Cilit nga këto objekte i përkasim ne?
Ekzistente është kur e ndjenë edhe e plason një vepër artistike pa e kërkuar lejen e inteligjencës artificiale. Artisti e zbërthen imagjinatën dhe krijon duke përcjellë mesazhe intriguese për kuptimin ose moskuptimin e këtij alfabeti abstrakt si një udhërrëfyes i së ardhmes”, ka shkruar akademik profesor Zake Prelvukaj./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.