Mercedes nuk do të bëjë të ditur identitetin e zëvendësuesit të kampionit botëror Nico Rosberg deri në vitin e ri, shkruan BBC.
Vozitësi gjerman paralajmëroi pensionimin e tij muajin e kaluar – pesë ditë pasi fitoi titullin e kampionit botëror dhe pavarësisht se nënshkroi marrëveshje dyvjeçare në korrik, transmeton Klan Kosova.
Mercedes ka probleme në gjetjen e një shoku të skuadrës për Lewis Hamilton, pasi të gjithë vozitësit e njohur kanë nënshkruar për ekipe tjera.
Ata donin të nënshkruanin me Williams’ Valtteri Bottas por që nuk kanë mundur kohë të gjatë të negociojnë marrëveshjen.
Zëdhënësi i Mercedes ka thënë se ekipi nuk do të tregojë vendimin e saj deri më 3 janar – ku ka shtuar se kjo nuk nënkupton se gjithsesi se do të zyrtarizohet kjo marrëveshje me këtë datë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.