Kur jeni në kërkim të një makine luksoze, zakonisht ju shkon mendja tek Rolls-Royce apo Bently.
Megjithatë tek kjo listë hyn Mercedes-Benz Sprinter e realizuar nga Carlex Design.
Kemi parë shumë modele të Sprinters në të kaluarën, megjithatë ky dizajn është më impresionues nga të gjithë.
Carlex Design ka kthyer një furgon në diçka që duket si jaht tejet luksoz e jo makinë me katër rrota.
Interieri i kësaj veture përbëhet nga katër ulëse përballë njëra tjetrës, prapa ulëses së vozitësit, të shoqëruara nga tavolina të drurit dhe tablet në afërsi, kështu duke u mundësuar pasagjerëve të dëgjojnë muzike, shikojnë fotografi dhe të kontrollojnë funksionet e tjera të veturës.
●●●
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.