Lajmet e fundit

Daimleri nuk e pranon këtë akuzë dhe zëdhënësi thotë se kompania do të kërkojë mbrojtje juridike.
Zyra Federale ka në plan hetimet kundër Damlerit, sepse softueri manipulues mund të gjendet edhe në modele të tjera.
Sipas zëdhënësit të prodhuesit të makinave ka kontakte midis kompanisë dhe zyrtarëve rreth kësaj teme.
Dyshimi kundrejt modelit "GLK 220 CDI" u bë publik në Prill.
Atëhere u tha se zyra federale qysh në vjeshtë të vitit 2018 kishte njoftime për një softuer të dyshimtë në motorin "OM651”, që mundësonte të ulte vlerat e gazrave të prodhuara me anën e një programi kompjuterik.
Kjo gjë ishte e mundur vetëm në stacionin e testimit, por jo në trafikun e përditshëm.
Për këtë arsye zyra federale ka nisur hetimet kundër Daimlerit me seanca dëgjimore qysh në Prill këtij viti.
Kompania deklaroi në atë kohë, se do të bashkëpunonte me zyrën federale në mënyrë gjithëpërfshirëse për të sqaruar çështjen në fjalë.