Britaniku i njohur i Formula 1, ka përfituar sot nga përplasjet e kolegëve të tij pjesëmarrës në betejën për të triumfuar në Singapore GP.
Lewis Hamilton me Mercedesin e tij, ka fituar sot Çmimin e madh të Singaporit, duke çuar në 28 pikë avantazhin ndaj Sebastian Vettel në krye të klasifikimit, transmeton Klan Kosova.

Kimi Raikkonen dhe Max Verstappen dolën nga pista duke u përplasur sërish me njëri-tjetrin, ndërsa nga ky moment doli nga gara edhe Sebastian Vettel, duke i lënë Hamilton kryesimin e duke mos e lëshuar betejën deri në fund.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.