Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdarës, i cili dyshohet se ka prezantuar dy polica sigurimi të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit për t’u paraqitur në prokurorinë kompetente në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
“Njësitë policore pas kanë ndaluar automjetin-kamion me rimorkio, me targa të huaja, me drejtues të dyshuarin shtetas të huaj i cili ka prezantuar dy polica sigurimi të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit për tu paraqitur në prokurorinë kompetente në Prishtinë”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.