Të shtunën në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, ku u diskutua për trashëgiminë shpirtërore përmes anekdotave, i ftuar ishte edhe Shaip Ademaj nga shoqata "Bashkimi Kombëtar" në Gjermani.
Shaip Ademaj është nga fshati Petrovë i komunës së Shtimes, por jeton dhe vepron që 29 vjet në Offenbach të Gjermanisë.
"Kemi një shoqatë kulturore-shqiptare e cila merret me aktivitete kulturore, të them të drejtën para luftës edhe me aktivitete politike, dhe jemi bartës të të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në Offenbach, në rrethinë apo në Republikën e Hessenit”.
Ademaj ka treguar se mërgimtarët mundohen që mbrëmjet t'i kalojnë përmes fjalëve të urta shqipe dhe anekdotave të bacës Salih Zogiani (mbledhës i anekdotave) dhe Anton Çetës.
"Sado kudo aty kultivohet kultura, kënga dhe folklori jonë dhe gjithçka e jona e bukur që mërgimtarët ta ndjejnë një pjesë të atdheut ", u shpreh mërgimtari.
Nga malli dhe dashuria për atdheun, Shaip Ademaj ka botuar edhe një libër me poezi të titulluar "U bëra valixhe".
https://www.youtube.com/watch?v=6q2OdWmhC6I
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.