Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurimin e aksesit të vendeve më të varfërve në botë në vaksinat ndaj COVID-19.
Merkel gjatë një fjalimi në samitin e G20-ës theksoi se përparimi në këtë drejtim ishte i ngadaltë, duke thënë se ajo do ta ngriste çështjen me aleancën globale të vaksinave GAVI.
"Tani do të flasim me GAVI se kur do të fillojnë këto negociata sepse jam disi e shqetësuar se asgjë nuk është bërë ende për këtë". tha ajo.
Komentet e saj vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se tse disa amerikanë mund të vaksinohen që në muajin 11 dhjetor, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Takimi i nivelit të lartë G20 të fuqive kryesore ekonomike në botë u organizua nga Arabia Saudite. Për shkak të pandemisë takimi në fjalë është mbajtur virtualisht.
Gjatë konferencës, kombet më të pasura të botës premtuan të mbështesin vendet e varfra, ekonomitë e të cilave janë dëmtuar keq nga kriza, por dhanë pak detaje rreth asaj që do të sillnin shpenzimet.
Virusi ka infektuar gati 60 milionë njerëz në të gjithë botën që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar dhe vrau gati 1.4 milion.
Kombet e G20 u zotuan gjithashtu të adresojnë financimin e menjëhershëm të kërkuar për të mbështetur prodhimin dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinave COVID-19, si dhe trajtimet për virusin dhe testet, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.