Një biznes për shitje të pjesëve të makinave ështëë përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në Pejë.
Rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit.
Megjithëse, ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë dhe me policinë, por është ende në pritje të një përgjigje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.