Saga e shtrimit të rrugës “Dëshmorët e Ponoshecit” duket se po përfundon. Pas rreth 2 vitesh që nga ndërprerja e punimeve, këto pritet të nisin gjatë javës së ardhshme.
Problemet pronësore me ndërmarrjen “Ibër Lepenci” të cilat ndalën punën në gjysmë, u zgjidhën me një memorandum bashkëpunimi ndërmjet kësaj të fundit dhe Komunës së Prishtinës, raporton Ju Flet Prishtina.
”Aty do të ketë dy rrugë paralele. Pjesa e kanalit të 'Ibër Lepencit' ku kalon gypi nuk do të preket, për këtë arsye është edhe dakordimi me 'Ibër Lepencin'. Pjesa në mes të rrugëve do të jetë gjelbërim", tha Krenar Xhaferri, drejtor për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës.
E Faruk Mujku, kryeshef në “Ibër Lepenc” u shpreh i lumtur që është arritur zgjidhje ashtu që gypi të mos dëmtohet, e banorët të përfitojnë.
Kurse qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë udhën rreth 1 kilometërshe tregojnë se u shkakton shumë telashe.
Vlera e kontratës për shtrimin e udhës është mbi 356 mijë euro, por i njëjti operator parashihet të kryejë punime edhe në rikonstruktimin e rrugës “Ilir Konushevci” dhe shtrimin e asaj “Sylejman Vuçitërna”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/gmvF4JXl2Jw
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.