Gjykata e posaçme në Shqipëri dënoi me 5 vjet e 8 muaj heqje lirie tre ish-zyrtarë në Durrës që premtonin banesa sociale në këmbim të shumave monetare.
Kështu gjykata dënoi me 2 vjet e 4 muaj burg Gëzim Sylajn, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vjet burg Viola Memën.
Ndërsa 4 të pandehur të tjerë u dënuan në total me 5 vjet e 4 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u vendosën në shërbim prove.
Sipas hetimeve, këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin u premtonin qytetarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës. /abcnews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.