Kancelari gjerman, Friedrich Merz u shpreh se është i tronditur nga sulmi që ndodhi ndaj kryetares së sapozgjedhur e qytetit gjerman Herdecke, Iris Stalzer, e cila është 57 vjeçe.
Përmes një reagimi në X, Merz tha se ky është një akt i shëmtuar dhe se ngjarja duhet të hetohet shpejt.
"Kemi marrë lajmin për aktin e shëmtuar nga Herdecke. Kjo tani duhet të sqarohet shpejt. Kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së emëruar, Iris Stalzer, dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë", shkroi Merz në platformën X.
"Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e saj”, vijoi tutje ai. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/theret-13-here-me-thike-kryetarja-e-nje-komune-ne-gjermani-po-lufton-me-jeten/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.