Ndërsa samiti i sotëm në Kopenhagen përfundoi, kancelari gjerman Friedrich Merz dukej optimist për mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.
Kancelari tha se pa "marrëveshje të gjerë" midis udhëheqësve evropianë për mbështetjen e përdorimit të aseteve ruse për ndihmën e Ukrainës.
Ai shtoi se pret një vendim konkret për këtë çështje brenda tre javësh, pasi Komisioni Evropian ka bërë një shtytje të re për të përdorur asetet e mbajtura në BE, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa sot presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se sanksionet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë nuk kanë arritur ta nënshtrojnë Rusinë, e cila “demonstroi rezistencën më të lartë”.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.