Temperaturat e ulëta deri në -14 gradë gjatë orëve të natës kanë krijuar akull përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit.
Ngrirja e dallgëve si rezultat i temperaturave ekstreme i kanë dhënë liqenit këtë pamje mahnitëse,e cila përsëritet larmishëm çdo dimër, duke i shtuar atraksionet qytetit liqenor, i cili është një ndër pikat turistike më të vizituara në Shqipëri./tvklan
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.