Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe është vënë para një pyetje të sikletshme të “Prive Klan Kosova”
Mes Flori Mumajesit dhe Ardit Gjebreas, kë zgjedh ajo?
Kjo ishte pyetja, ku Aurela u shpreh se nuk mund të zgjedh vetëm njërin, përcjell Klankosova.tv.
“Pse më vendosni në këto, i kam bashkëpunëtor shumë të mirë. Ardit Gjebrea ka shkruar, është nga penat më të forta të muzikës shqiptare, ka krijuar muzikë nga ato më të bukurat, gjithashtu e kam pasur bashkëpunëtor në këngën “Bosh”.
“Flori Mumajesi poashtu edhe ai ka shkruar historinë e tij në muzikën shqiptare, sigurisht ka qenë edhe bashkëpunëtor i imi, kënga “Hape veten”, “Origjinale”, kështu që nuk mund të zgjedh, mos më vini në këto lloj sikletesh”, është shprehur Aurela./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=mOIT_Hue-yk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.