Rejana Bajrami është vajza e cila ka pasion notin dhe ka arritur të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare, duke fituar edhe çmime.
Përveç suksesit në këtë sport, Rejana merret edhe me programim, ku në emisionin “Weekend” në Klan Kosova ka treguar se ka interes të veçantë për shkencat kompjuterike.
Sipas saj, lidhja mes matematikës dhe programimit ka qenë arsyeja kryesore që e ka shtyrë drejt kësaj fushe.
Ajo gjithashtu theksoi edhe dëshirën e saj për të mësuar gjuhë të reja.
“Shkaku që më ka pëlqyer programimi ka qenë edhe puna e matematikës, sepse për të qenë programer të duhet matematika. Kam pasion edhe matematikën dhe kam dëshirë edhe të mësoj gjuhë të reja”, u shpreh Rejana./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=nBU2flBxtnw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.