Plani i komunës së Kaçanikut për mësimin me fëmijët e mërgimtarëve në shkollën e Kovaçevcit gjatë verës, ka dështuar si pasojë e mungesës së lajmërimit të të interesuarve për pjesëmarrje.
Deri në 50 sa ishin planifikuar të marrin pjesë, janë lajmëruar më pak se 5 mërgimtarë që t'i sjellin fëmijët e tyre në këtë projekt, raporton Klan Kosova.
Kjo sipas organizatorëve ka qenë e papritur meqë të gjitha përgatitjet ishin bërë, derisa disa bashkatdhetarë thonë se shkak i dështimit ka mundur të jetë mungesa e informimit.
Deri në vitin tjetër, nga shkolla do kujdesen për sensibilizim e informim, në mënyrë që programi të realizohet në tjetrën verë.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi
https://www.youtube.com/watch?v=NMvau95QcGA
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.