Shkolla e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, gjendet në kushte të rënda, ku brenda objektit të mbuluar nga myku e lagështia, në disa klasa edhe tavani ka rënë përtokë.
Për të evituar situata të tilla, veçanërisht kur ka reshje shiu, mësimdhënësit e nxënësit, detyrohen të mos e zhvillojnë mësimin në ato ambiente.
Pos problemeve infrastrukturore, në këtë shkollë nuk kanë as ngrohje.
Për të gjitha këto probleme e kanë informuar pushtetin lokal, aktualin dhe të kaluarin, njofton Klankosova.tv.
Sipas drejtoreshës së arsimit në këtë komunë, Drita Kadriu, projekti për objektin e ri të kësaj shkolle është në procedurë, derisa përurimi i tij është i planifikuar në 70-vjetorin e institucionit.
Deri atëherë, me buxhetin e vitit tjetër është menduar të bëhet një renovim i kulmit.
https://www.youtube.com/watch?v=dR70f3quxDk
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.