Nivelet tuaja të ulëta të energjisë dhe dhimbjet e papritura mund të jenë për shkak të qëndrimeve të gabuara të gjumit gjatë natës. Një ekspert flet për pozicionet më të mira dhe më të këqija gjatë gjumit.
A zgjoheni shpesh me dhimbje qafe apo shpinë në mëngjes? Derisa mund të ketë faktorë të tjerë themelorë pas dhimbjes muskulore, kjo mund të jetë edhe për shkak të një pozite jo të përshtatshme gjatë fjetjes. Qëndrimi nuk është i rëndësishëm vetëm në jetën tuaj të zgjuar, por edhe kur jeni në gjumë. Një qëndrim i mirë mund të ndihmojë në gjumë më cilësor, pasi ndihmon në relaksimin e muskujve tuaj në mënyrë që të ndiheni të freskët dhe pa dhimbje në mëngjes.
Një nga pozicionet më të mira të gjumit që sugjerojnë ekspertët është pozicioni i fetusit, pra kur flini si një fëmijë në mitër.. Ky pozicion ndihmon në reduktimin e gërhitjes dhe zbutjen e dhimbjeve të shpinës. Gjithashtu, gjumi në krah mund të jetë një pozicion i mirë. Sidomos nëse keni ngrënë një vakt të rëndë në darkë, gjumi në anën e majtë mund të jetë i dobishëm pasi mund të ndihmojë në tretje dhe të parandalojë aciditetin. Megjithatë, duhet pasur kujdes mjaftueshëm për të mos ushtruar presion mbi supet dhe nofullat.
Gjumi i shtrirë në bark është pozicioni më i keq i gjumit sipas ekspertëve dhe mund të çojë në tendosje shtesë në muskujt dhe nyjat tuaja. Gjumi në këtë pozicion do t'ju bëjë të ndiheni shumë të mërzitur në mëngjes.
Pozicioni i ushtarit ose gjumi në shpinë të sheshtë është po aq i dëmshëm pasi shkakton gërhitje, problemet e arteries karotide, apnea e gjumit dhe frymëmarrje të cekët.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.