Në "Oxygen show", sonte ishte i ftuar Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mahmuti jeton dhe vepron në Zvicër. Ai ka lindur në Tetovë, por në vitin 1972 është shpërngulur me familjen e tij në Prishtinë, aty ku edhe vazhdoi shkollimin dhe veprimtarinë e tij atdhetare.
Mahmuti në Oxygen, foli për vështirësitë që ka kaluar, pjesëmarrjen në demonstratat e organizuara viteve të paraluftës e shumëçka tjetër.
Ai tregoi edhe si u burgos atëkohë, kur në një intervistë televizive kundërshtoi një serb i cili tha se kosovarët nuk duhet të krijojnë një republikë të tyren. Mahmuti tha se u dënua me 7 vjet burg për shkak të intervistës dhe pjesëmarrjes në demonstrata.
Më shumë rreth jetës dhe veprimtarisë së tij atdhetare i mësoni përmes rrëfimit të mëposhtëm të Mahmutit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.